Çmendet PSG, gati oferta marramendëse për Kylian Mbappe

Futboll

Çmendet PSG, gati oferta marramendëse për Kylian Mbappe

Më: 30 janar 2021 Në ora: 06:21
Kylian Mbappe

Paris Saint-Germain nuk ka dëshirë ta humbasë Kylian Mbappe.

Kontrata e 22-vjeçari do të skadojë pas një viti e gjysmë (qershor 2022). Nëse sulmuesi nuk do të rinovojë me francezët, atëherë klubi do ta shesë, për të mos rrezikuar që ta humbasë me kosto zero.

PSG i ka ofruar Mbappe një kontratë të re me një rritje të mëtejshme të rrogës, por lojtari nuk nxiton të nënshkruajë. Por, sipas zërave që vijnë nga Franca, klubi po përgatit një ofertë rekord: 60 milionë plus bonuse.

Një shifër që do ta bënte lojtarin më të paguar në botë, duke kaluar Leo Messi-n (mbi 40 milionë euro rrogë) dhe duke lënë shumë mbrapa shokun e tij të skuadrës Neymar (28 milionë euro) dhe

Cristiano Ronaldo-n (31 milionë euro).

Situata ndiqet me shumë interes nga Real Madrid dhe Liverpool, dy klube që kanë patur kontakte me futbollistin.

Transfermarkt e vlerëson 180 milionë euro Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat