Kulusevski: Tani vjen më e mira te Juve

Futboll

Kulusevski: Tani vjen më e mira te Juve

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:29
Kulusevski: Tani vjen më e mira te Juve

Vetëm një vit më parë, Dejan Kulusevski i magjepsi të gjithë me paraqitjet te Parma. Tani po militon me sukses te Juventusi, ku ka kaluar muajt e parë të kontratës. Suedezi, i cili arriti te “Zonja e Vjetër” në verë për rreth 35 milionë euro, ishte gjithashtu objekt dëshire i Interit.

Kulusevski hyri në botën bardhezi vrullshëm, duke e gjetur golin vetëm 13 minuta pas debutimit zyrtar, kundër Sampdoria, në ditën e parë të kampionatit. Pas disa muajsh është koha për të bërë një vlerësim, të cilin suedezi e tenton përmes një interviste për gazetën “Sportbladet”:

“Jam ndjerë më mirë kohët e fundit, brenda dhe jashtë fushës.

Jam mirë; luaj, asistoj dhe fitojmë ndeshje. Nuk e kuptoj pse të gjithë ankohen për këmbën time të djathtë, unë shënoj kaq shumë gola! Po bëj shaka, do të stërvitem me të dyja këmbët edhe më shumë. Më pëlqen të luaj me të dyja këmbët, sepse e bën më të lehtë shënimin e golave, ​​si ai kundër Spal. Për mua, tani është e rëndësishme të vazhdoj kështu, të punoj edhe më shumë; të jem në formë të përsosur, sepse ky është momenti ku fillon pjesa më delikate e sezonit. Dua të jem në më të mirën time për muajt e ardhshëm dhe për Europianin.

Ne kemi pasur shumë ulje dhe ngritje deri më tani, por kështu është në futboll. Ndonjëherë jemi në rregull, ndonjëherë bëhet më e komplikuar. Unë vazhdoj të punoj shumë dhe përpiqem të jem sa më i qetë dhe i relaksuar, pa shumë presion. “Euro 2021”?

E mendoj, sepse do të jetë hera e parë që do të marr pjesë në këtë kompeticion. Do të jem pak i lodhur si gjithë të tjerët, por do të jem gati. Ne kemi një ekip të mirë kombëtar dhe mezi pres të luaj në Kampionatin Europian. Unë do të jem gati”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat