Tre klube shqiptare në listën e ekipeve me më shumë tifozë

Futboll

Tre klube shqiptare në listën e ekipeve me më shumë tifozë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:32
Tre klube shqiptare në listën e ekipeve me më shumë tifozë

Tifozët janë magjia e futbollit, të cilët i japin lojës një tjetër emocion.

Madje shpesh numri i tifozëve përdoret edhe për të matur edhe suksesin e skuadrave. DeportesFinanzas ka publikuar së fundmi një kërkim në lidhje me klubet me më tepër tifozë në rrjetet sociale.

Në listën europiane dallohen tre ekipe shqiptare, por secila përfaqëson një shtet të ndryshëm.

Në Shqipëri është Partizani ai që udhëheq, duke pasur numrin më të madh të mbështetësve në rrjetet sociale. Ndërkaq, Kosova përfaqësohet me Dritën, kurse kuqezinjtë e Shkëndijës janë skuadra më e ndjekur në Maqedoninë e Veriut.

Nëse kalojmë në kampionatet elitare të futbollit europian, konkurencën mes Realit dhe Barcelonës këtë herë e fitojnë katalanasit. Italia përfaqësohet nga Juventusi, Anglia nga Liverpuli, ndërsa Franca dhe Gjermania kanë ekipin me më tepër mbështetës respektivisht PSG-në dhe Bajernin e Mynihut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat