Sadiku: Jam djalë që di të përshtatet

Futboll

Sadiku: Jam djalë që di të përshtatet

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:37
Sadiku: Jam djalë që di të përshtatet

Armando Sadiku tashmë është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Bolivar, ne kampionatin e Bolivisë.

Sulmuesi i kombëtares ka zgjedhur një destinacion të veçantë për të treguar vlerat e tij, megjithatë ka besimin se do të përshtatet me kushtet e reja. Në një intervistë për “Bolivar Tv”, Sadiku tregon se e ka parë projektin që ka klubi dhe është bindur.

“Jam shumë i lumtur me shokët e ekipit dhe me stafin teknik. Po shkon shumë mirë deri tani. Kisha më tepër se një muaj që kisha folur me zyrtarët e klubit, e mendova me familjen dhe shokët e mi.

Kam parë gjithashtu edhe projektin e madh që ka klubi për të ardhmen, pastaj vendosa që të vija këtu. Ndryshojnë shumë gjëra këtu, por unë shpresoj se Zoti do të më ndihmoj që të bëjë gjëra të mirë te Bolivari.

Kultura është tjetër në Bolivi, por futbolli nuk bën dallime, do të jap më të mirën nga vetja ime. Gjatë këtyre ditëve jam njohur me shokët e ekipit. Nuk është një kampionat i lehtë, e di, por unë jam një djalë që di të përshtatem lehtë”, u shpreh Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat