Frikë nga Lukaku

Futboll

Frikë nga Lukaku

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:39
Frikë nga Lukaku

Trajneri i Beneventos, Filipo Inzagi, u shpreh kështu para ndeshjes së sotme ndaj Interit. “Na duhet të bëjmë një ndeshje të madhe, kjo sfidë luhet me 120% të mundësive përndryshe nuk ke asnjë shans”, tha ish- lojtari i Milanit.

“Duhet të besojmë te forcat tona dhe të marrim një rezultat pozitiv. Do të jetë një kënaqësi e madhe për ne, nëse Interi na respekton. Lukaku? Ai është një nga ata lojtarët që bën diferencën në fushën e lojës dhe mund të vendosë i vetëm një ndeshje.

Por Interi është në tërësi një skuadër e kompletuar dhe fakti që janë në luftë për titull nuk është një rastësi”, u shpreh Pipo para sfidës së sotme ndaj zikaltërve.

Tekniku italian flet edhe për marrëdhënien me trajnerin e Interit, Antonio Konte për të cilin vazhdon të gëzojë një respekt të madh.

“Kam ruajtur një marrëdhënie të mirë me Konten. Ai është një trajner i madh. Për fat të keq ai nuk do të jetë në pankinë nesër (sot) për shkak të një skualifikimi.

San Siro? Është gjithmonë diçka speciale të kthehesh këtu. Këtu arrita të bëjë karrierë me Milanin”, tha ish-lojtari i kuqezinjve i cili do ta ndiejë më shumë këtë përballje me Interin duke marrë në konsideratë edhe të kaluarën e tij me kuqezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat