Halimi vazhdon me formën fantastike te Olympic Donetsk

Futboll

Halimi vazhdon me formën fantastike te Olympic Donetsk

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:44
Halimi vazhdon me formën fantastike te Olympic Donetsk,

Betim Halimi vazhdon të fascionojë me paraqitjet e tij.

‘Gardiani’ nga Pozherani ka shfaqur një tjetër ndeshje të mrekullueshme me ekipin e tij ukrainas Olympic Donetsk, teksa ka pritur penaltinë në duel ndaj FC Minaj.

Halimi ishte vendimtar me pritjen e tij, derisa në minutën e 70-të të ndeshjes arriti edhe ta pres penaltinë e kundërshtarëve dhe ta mbajë rezultatin 1-1, njëherit me këtë rezultat edhe përfundoi takimi.

24 vjeçari ka patur edhe disa pritje të tjera deri në fundin e ndeshjes.

Pritjen e penaltisë së Halimit mund ta gjeni më poshtë:

Ish-gardiani i Dritës, Hajvalisë dhe Vllaznisë së Pozheranit në Kosovës, ka shfaqur  formë fantastike edhe në kampionatin ukrainas, derisa ndodhet në pritje të ftesës nga selektori Bernard Challandes për t’u bashkuar me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat