Flick: Hernandez, Boateng dhe Alaba kanë bërë një punë të mirë

Futboll

Flick: Hernandez, Boateng dhe Alaba kanë bërë një punë të mirë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 12:52
Flick: Hernandez, Boateng dhe Alaba kanë bërë një punë të mirë

Bayerni i Munihut do të luajë sot në orën 15:30 ndaj Hofenhaimit në “Allianz Arena”. Këta të fundit i shkaktuan skuadrës së Flickut humbjen e parë të sezonit në javën e dytë të fazës së parë. Trajneri i Bajernit paralajmëroi skuadrën e tij për të mos e përsëritur dy herë të njëjtin gabim.

Si ju duket forma e skuadrës?

Mund të them që skuadra është më e çlodhur, dy ditët pushim na kanë ndihmuar për të karikuar bateritë. Kaluam një javë me plot intensitet. I kemi marrë të gjitha masat për të bërë një ndeshje të mirë. Hofenhaimi na mundi në ndeshjen e parë, ndaj duhet të bëjmë kujdes.

Është larguar Zirkze?

Joshua ishte sot (dje) në stërvitje me ne. Përderisa asgjë nuk është zyrtare, mund ta quaj një lojtar të Bajernit.

Si është situata me të dëmtuarit?

Toliso është mirë, ashtu si dhe Tangui. Të dy do të jenë në dispozicion të skuadrës nga e hëna. Më vjen keq për Goreckën dhe Martinezin, të cilët janë karantinuar në shtëpi dhe ne duhet t’i bëjmë llogaritë pa ta.

Jeni i kënaqur nga mbrojtja në dy ndeshjet e fundit?

Hernandez, Boateng dhe Alaba kanë bërë një punë të mirë. Janë të tre lojtarë shumë të mirë. Mendoj se skuadra ka gjetur ekuilibrin e munguar.

Keni pasur kontakt me Sebastian Hënesin?

Flas gjithmonë me kolegët e mi, nuk ka rëndësi nëse janë jashtë apo këtu në Gjermani. Kam folur shpesh në telefon me Sebastianin dhe kemi biseduar për gjëra të ndryshme. Ai po bën shumë mirë te Hofenhaimi.

Është Kimish lojtari më i mirë për momentin?

Ai është rikthyer akoma dhe më i fortë nga dëmtimi. Forma e tij fizike është shumë e mirë. Ai ka qenë vendimtar në ndeshjet e fundit dhe për këtë jam shumë i lumtur. Joshua është një djalosh me karakter të fortë që kërkon gjithmonë të fitojë.

Si është të luash pa tifozë në shtëpi?

Nëse kërkon të shpallesh kampion, atëherë duhet t’i fitosh të gjitha ndeshjet në shtëpi. Nuk na vjen mirë që luajmë në një stadium të boshatisur, por rëndësi ka që po luajmë.

Sa i rëndësishëm është Myleri për Bayernin?

Tomas luan prej shumë vitesh këtu. Ai është një lojtar me përvojë, që di të sillet në fushën e lojës edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë për të. Kur ai është në fushë, gjithçka bëhet më e lehtë për ne.

Si e kujtoni kohën tuaj në Hofenhaim?

Ishte një kohë intensive ku nisa të mësoja për trajningun. Kam njohur njerëz të mrekullueshëm aty, me të cilët ruaj ende një marrëdhënie shumë të mirë. Ata janë një qytet që e duan futbollin dhe me investimet e bëra në vitet e fundit kanë arritur të krijojnë diçka të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat