Hadërgjonaj me Kasimpasa-n humbin në minutën e fundit 

Futboll

Hadërgjonaj me Kasimpasa-n humbin në minutën e fundit 

Nga: K.Goca Më: 30 janar 2021 Në ora: 13:30
Hadërgjonaj me Kasimpasa-n humbin në minutën e fundit 

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, u paraqit standard për Kasimpasa-n, por nuk arritën të paktën një barazim në konak të tyre.

Ata humbën në minutën e fundit (0:1) nga ekipi Kayserispor, në kuadër të javës së 22-të të Superligës së Turqisë. 

Hadërgjonaj bëri paraqitje të mirë, megjithatë ekipi i tij i pafat. Në minutën e 90+4, Demirok shënon për fitoren e mysafirëve.

Kasimpasa renditet në vend të 13-të me 25 pikë, ndërsa Kayserispor është i 17-ti me 22 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat