Liverpooli i rikthen sytë kah Shkodran Mustafi

Futboll

Liverpooli i rikthen sytë kah Shkodran Mustafi

Më: 30 janar 2021 Në ora: 15:08
Liverpooli i rikthen sytë kah Shkodran Mustafi

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi është duke lëvizuar potencialisht në drejtim të Liverpoolit gjatë merkatos së janarit, derisa ka habitur tifozët në mediat sociale.

“Të Kuqtë” kërkojnë zgjidhje për fazën e mbrojtjës dhe opsioni i radhës për ta është mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi.

Mustafi është lidhur me një transferim në Liverpool me Jurgen Kloppin që është duke u përpjekur të sjellë një mbrojtës si mbulesë për pjesën tjetër të sezonit.

Siç raportojnë mediat në ishull, thuhet se kampionët në fuqi janë duke shqyrtuar opsionet e tyre me vetëm disa ditë të mbetura në merkato dhe duket se Mustafi është një objektiv për klubin.

Shkodran Mustafi nuk është në planet e trajnerit të “Topçinjve”, Mikel Arteta dhe ai është duke i numëruar ditët e fundit si lojtar i “Gunners”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat