Zyrtare: El Shaarawy transferohet tek Roma

Futboll

Zyrtare: El Shaarawy transferohet tek Roma

Më: 30 janar 2021 Në ora: 16:38
Stephan El Shaarawy

Stephan El Shaarawy është lojtari më i ri i “Giallorossëve”.

El Sharaawy kishte qëndruar në Dubai, ku ishte vetizoluar dhe kishte mbajtur një regjim stërvitor individual, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Testet mjekësore dhe transferimi i tij ishte shtyrë, pasi ishte paraparë të bëhej zyrtare javën e kaluar. Tani Roma ka bërë zyrtare përmes uebfaqes së klubit.

Edhe El Shaarawy është shprehur tejet i entuziazmuar me rikthimin e tij në Romë.

“Kur erdha në fillim tek Roma, me la përshtypje qyteti dhe klubi dhe nuk u mendova dy herë për rikthimin. Kur u largova nga këtu, kuptova që e kisha në zemër”, tha ai.

“Tani do të jap gjithçka për këtë fanellë”, shtoi ai.

El Sharaawy ishte pjesë e Romës nga viti 2016 deri në vitin 2019 ku u tranferua në Kinë. Ai ka regjistruar 93 paraqitje për klubin dhe ka shënuar 26 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat