Rashica asiston në barazimin e Werderit

Futboll

Rashica asiston në barazimin e Werderit

Nga: K.Goca Më: 30 janar 2021 Në ora: 17:24
Pamje nga ndeshja

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, u aktivizua nga minuta e 46-të dhe kontriboi në barazimin e Werder Bremenit me rezultat 1:1 ndaj Schalke 04. 

Mysafirët u treguan mjaftë të fortë për Werderin. Në minutën e 38-të, Mascarell kalon në epërsi Schalken. 

Në pjesën e dytë vendasit barazojnë. Rashica në minutën e 77-të asiston për bukuri dhe Mohwald nga rreth 15 metra godet fortë e barazon rezultatin (1:1).

Werderi ngritët në vend të 11-të me 22 pikë, ndërsa Schalke është  në fund  të renditjes me vetëm 9 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat