Daci: Nuk kisha shënuar asnjëherë kështu!

Futboll

Daci: Nuk kisha shënuar asnjëherë kështu!

Më: 30 janar 2021 Në ora: 17:39
Daci: Nuk kisha shënuar asnjëherë kështu!

Futbollisti i Kastriotit, Klejdi Daci realizoi një supergol në triumfin 1-0 ndaj Bylisit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, futbollisti 21-vjeçar u shpreh:

“Si ky gol nuk kam shënuar asnjëherë. Është goli im i parë në Superligë. Është shumë emocionuese të realizosh një gol të tillë. Trajneri ka shumë besim, e ka shprehur edhe vjet në Kategorinë e Parë. Sinqerisht nuk mbaj mend të kem prekur topin me dorë, po ta kisha prekur topin nuk do qe amortizuar dhe nuk do ta gjuaja dot.

Shpresoj të kem sa më shumë mundësi për të luajtur sa më shumë. Goli më motivon që të punoj sa më shumë. Nuk është ekip që është i lehtë për t’u mundur.

Janë të gjitha ndeshjet shumë të forta. Edhe me Apoloninë e kemi parë që duhet shumë mund”, u shpreh Daci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat