Courtois: La Liga është e gjatë, ka akoma kohë

Futboll

Courtois: La Liga është e gjatë, ka akoma kohë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:32
Thibaut Courtois

Real Madrid ka humbur ndeshjen ndaj Levantes e vlefshme për xhiron e 21-të të La Ligas.

Eder Militao u ndëshkua me karton të kuq në minutën e (9′), dhe nga ky rast, loja e Realit ndryshoi rrjedhën tërësisht pasi Levnate kishte avantazhin numerik.

Golat u shënuan nga Asensio (13′), ndërsa për Levante shënuan, Morales (32′) dhe Roger (78′).

Pas ndeshjes, portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, foli për rrjedhën e ndeshjes, ku tha se ka ende kohë dhe La Liga është e gjatë dhe nuk pranoi se lufta për titull ka mbaruar.

“Që nga kartoni i kuq, gjërat u komplikuan për ne. Nuk doja ta rrezoja lojtarin kundërshtar sepse ishte afër Varane, por është interpretimi i gjyqtarit”, tha ai.

“La Liga është e gjatë për të thënë se titulli ka mbaruar, ka ende kohë”, përfundoi Thibaut Courois.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat