Drejtori sportiv i Juventusit, Paratici refuzon të përjashtojë transferimet e janarit

Futboll

Drejtori sportiv i Juventusit, Paratici refuzon të përjashtojë transferimet e janarit

Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:44
Fabio Paratici

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka refuzuar të përjashtojë nënshkrimet e reja të janarit për Zonjën e Vjetër.

Juventusi ka qenë i lidhur me shumë emra të rinj për t’i transferuar, ndërsa deri në mbylljen e afatit kalimtar mund të vjen ndonjë transferim.

“Siç e shpjegova, në janar kjo do të ketë të bëjë me mundësitë dhe ne nuk kemi ndonjë kërkesë të veçantë. Kemi parë që Kulusevski mund të luajë si një sulmues i dytë”, ka thënë fillimisht Paratici për Sky Sport Italia.

“Prandaj, ne vetëm kemi pritur dhe kemi mbajtur kujdes për çdo mundësi të mundshme në treg”.

Duke marrë parasysh si Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot janë përpjekur për qëndrueshmëri, a është Juve duke u larguar përgjithësisht nga ky lloj objektivi transferimi?.

“Ne jemi të kënaqur me Ramsey dhe Rabiot. Sezonin e kaluar ne fituam Scudetto dhe mendoj se këta lojtarë po shprehen në një nivel të mirë”.

“Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e lojtarëve që janë të lirë ose për shitje, ne duhet të bëjmë dallimin vetëm midis të talentuarve dhe jo të talentuarve, jo falas ose për një çmim, të moshuar ose të ri”.

Juventusi ka përfunduar nënshkrimin e Nicolo Rovella nga Genova .

“Ai është një lojtar me perspektivë të madhe dhe ne besojmë se ai mund të luajë mirë për Juventusin në të ardhmen”, përfundoi italiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat