Avni Hasani - portier i sakrificës në Gjeneratën e Republikës dhe pjesëtar i UÇK-së

Futboll

Avni Hasani - portier i sakrificës në Gjeneratën e Republikës dhe pjesëtar i UÇK-së

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2021 Në ora: 19:09
Avni Hasani - portier i sakrificës në Gjeneratën e Republikës dhe pjesëtar i UÇK-së

Vitet që nuk harrohen padyshim janë vitet e 90-ta (1991-1999), kur populli shqiptar i Kosovës u ballafaqua me dhunën e shfrenuar të regjimit kriminal serb. 

Sportistët tanë u ballafaquan me tortura të llojllojshme nga milicia e pushtuesit serb.

Avni Hasani i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë portier i klubit të futbollit Feronikeli nga Drenasi, duke dhënë kontribut të madh në vitet e 90-ta. 

Image

Feronikeli 1996

Për asnjë çast nuk u ndal dhe as që u frikësua nga kërcënimet e milicisë serbe, por së bashku me mijëra sportistë zhvilluan aktivitetet në kuadër të Republikës së Kosovës, në ara dhe fusha të improvizuara.

Ai përveç si portier, në vitin 1998 iu bashkua edhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), duke e luftuar okupatorin serb.

“Deri në vitin 1998 isha si portier pjesë e KF Feronikelit dhe pastaj i jam bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas masakrës në Likoshan në familjen Ahmeti me 28 shkurt”, thotë Hasani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ai në vitet e pasluftës ka treguar sukses të madh me punën me portierë, fillimisht në Drenicës të Skenderajt pastaj me Feronikelin ku fitoi tituj e Kupa dhe tash është trajner i portierëve në KF Flamurtari të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat