Mbyllet pjesa e parë, barazojnë Arsenal dhe Man Utd, gjithçka e hapur për pjesën e dytë

Futboll

Mbyllet pjesa e parë, barazojnë Arsenal dhe Man Utd, gjithçka e hapur për pjesën e dytë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Arsenal dhe Manchester United janë duke u ndeshur në kuadër të xhiros së 21-të të Premierligës.

Ndeshja pati shumë raste nga te dyja e skuadrat, por që nuk arritën të konkretizojnë rastet e tyre.

Një rast i dyshimtë ishte kur Bruno Fernandes bëri një ndërhyrje të ashpër në Grani Xhakën, por gjyqtari e la pa e ndëshkuar atë.

Pepe kishte disa herë në pozitë për të shënuar, ndërsa në anën tjeter, Fernandes dhe Rashford kishin mundësinë për te zhbllokuar rezultatin, por që mbrojtja e Arsenalit ishte efektive në pjesën e parë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat