Juventusi fiton në Genoa, po i afrohet kreut

Futboll

Juventusi fiton në Genoa, po i afrohet kreut

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2021 Në ora: 19:53
Juventusi fiton në Genoa, po i afrohet kreut

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi, importon tre pikë të rëndësishme nga stadiumi "Luigi Ferraris" në Genoa.  Juve ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Sampdorisë. 

Futbollisti Federico Chiesa në minutën e 20-të dhe  Aaron Ramsey në atë të 90+2 shënojnë, ia sigurojnë tre pikë "Zonjës së Vjetër".

Juventusi në krye me Cristano Ronaldon treguan lojë më të mirë dhe me plot meritë importuan tre pikë.

Juventusi është në vend të tretë me 39 pikë, por ka një ndeshje me pak dhe 7 pikë me pak se lideri Milani. 
Sampdoria mban pozitën e dhjetë me 26 pikë të grumbulluara pas 20 jave në Serie A. 

Ronaldo kryeson listën e shënuesve në Serie A me 15 gola, ka dy më shumë se Immobile i Lazios dhe tre se Lukaku i Interit e Ibrahimoviç i Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat