Fonseca: Nuk dua të flas për Dzekon

Futboll

Fonseca: Nuk dua të flas për Dzekon

Më: 30 janar 2021 Në ora: 20:14
Fonseca: Nuk dua të flas për Dzekon

Ambienti te Roma nuk është aspak i qetë pas vendimit të trajnerit Paulo Fonseca për të përjashtuar kapitenin Edin Dzeko, i cili është stërvitur i veçuar dhe pas ndeshjes me Spezian, është lënë jashtë edhe për sfida ndaj Veronës.

Tekniku portugez doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku shmangu të gjithë pyetjet në lidhje me sulmuesin boshnjak dhe theksoi se është më e rëndësishme të flitet për ndeshjen ndaj Veronës.

“E di që të gjithë doni të dini për situatën me Edin, por tani nuk është momenti të flasim për të. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme nesër dhe duhet të mendojmë vetëm për Veronën. Ambienti këtu është i bashkuar dhe këtë e patë qartë të gjithë me reagimin në ndeshjen ndaj Spezias të dielën e kaluar”, u shpreh Fonseca.

Më pas tekniku verdhekuq foli me superlativa për kundërshtarin e nesërm dhe pranoi se është shumë i kënaqur me atë që po jep në fushë sulmuesi spanjoll Borja Mayoral.

“Verona luan një futboll të veçantë, pasi mbrohet me forca të shumta dhe zbret shumë shpejt në kundërsulm. Lojtarët besojnë te Juriç dhe u përgjigjen kërkesave të tij, ndaj e dimë që në pret një ndeshje shumë e vështirë. Borja Mayoral është angazhuar shumë dhe është vënë në shërbim të skuadrës. Më pëlqejnë cilësitë dhe përshtatja e tij”, deklaroi trajneri portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat