Marotta flet për shkëmbimin Dzeko-Sanchez

Futboll

Marotta flet për shkëmbimin Dzeko-Sanchez

Më: 30 janar 2021 Në ora: 21:15
Marotta flet për shkëmbimin Dzeko-Sanchez

Drejtori sportiv i Interit, Giuseppe Marotta, ka mbyllur derën për shkëmbimin e futbollistëve.

Edin Dzeko është shpallur “persona non grata” nga trajneri, Paulo Fonseca, pasi plasi një zënkë në mes të tyre, transmeton lajmi.net.

Ndërsa, Sanchez, dëshiron vetëm të ketë minuta nën “bagazhin” e tij, që të jetë i gatshëm me Kombëtaren kiliane. Një shkëmbim Dzeko-Sanchez, u proklamua nga mediat italiane ditët e fundit, por sipas “DAZN”, marrëveshja ka dështuar.

Këtë e bëri të ditur edhe Beppe Marotta, I cili tha se marrëveshja nuk do të bëhet.

“Një tentativë e këtij lloji është mbyllur para se të fillonte. Conte ka treguar për grupin tone që janë disa lojtarë që nuk ishin të kënaqur”, tha ai.

“Por deri tani, kjo nuk është qështja, dhe siç kam thënë disa herë, ky është një grup me të cilin do ta përfundojmë sezonin e tanishëm”, përfundoi Giuseppe Marotta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat