​Courtois flet për titullin e La Ligas: Ne do të luftojmë

Futboll

​Courtois flet për titullin e La Ligas: Ne do të luftojmë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 21:46
Thibaut Courtois

Thibaut Courtois këmbëngul se Real Madridi do të luftojë deri në fund në garën e këtij sezoni për titullin në LaLiga por pranon se forma e jashtëzakonshme e Atletico Madridit do ta bëjë luftën shumë të vështirë.

Kampionët aktual humbën me rezultat 2-1 në shtëpi nga Levante të shtunën, që do të thotë se ata qëndrojnë shtatë pikë prapa udhëheqësve të kampionatit, të cilët tani kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

"Ne duhet të luftojmë. LaLiga zgjat deri në maj," tha Courtois. "Ne duhet të reagojmë dhe të shpresojmë që Atletico të humbasë, por ata vazhdojnë të fitojnë.”

"Sot nuk mund ta konsiderojmë një lojë të keqe ose një lojë të mirë, na duhej të luanim me një lojtar më pak."

"Tifozët duhet të vazhdojnë të besojnë në ekipin e tyre. Ne do të luftojmë deri në fund për titujt e mbetur.

"Përpjekja e lojtarëve ka qenë e madhe dhe kjo është ajo që ka rëndësi për ne, edhe pse padyshim që jemi të zhgënjyer nga kjo humbje", tha në fund portieri i Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat