Ballkani konfirmon dy transferime të reja

Futboll

Ballkani konfirmon dy transferime të reja

Më: 30 janar 2021 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Klubi nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar zyrtarisht transferimin e dy lojtarëve të rinj në afatin kalimtar të janarit.

Ballkani befasoi të gjithë kur pas mbylljes së gjysmës së sezonit vendosi ta largojë transferimin e Ismet Munishi, ndërsa në vend të tij erdhi Blendi Shkëmbi.

Pas ardhjes së trajnerit nga Shqipëria, ka filluar të ndryshojë edhe fizionomia e skuadrës, ku shumë lojtarë janë larguar.

Megjithatë, Shkëmbi po punon edhe në afrime të reja dhe tashmë kanë konfirmuar dy transferime me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

Postimi plotë

Dy ardhjet e reja në FC Ballkani:

Suharekë, 30.01.2021

Gjatë fazës përgatitore në Antalya kemi arritur marrëveshje me futbollistin Arbër Shala, i cili luan në pozitën mbrojtës/anësor i majtë. Klubi nga i cili është transferuar Arbëri është KF Renova nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në të kaluarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrave nga liga e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat