Janari i errët i Real Madridit

Futboll

Janari i errët i Real Madridit

Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Real Madrid u desh të pajtohej me humbje mbrëmë, duke u mposhtur 2-1 nga Levante në LaLiga Santander. Kështu, “Los Blancos” vulosën janarin si një prej muajve më të këqinj.

Vetëm një vit më parë, Real Madridi ishte shumë më i frikshëm. Ata fituan gjashtë nga shtatë ndeshjet e tyre të para të vitit 2020 dhe ishin në rrugën e duhur për titull pasi fituan edhe Superkupën e Spanjës kundër Atletico Madridit.

Por në janar 2021, Real Madrid tashmë ka parë dy trofe t’u rrëshqasin nga duart, duke humbur në Superkupën e Spanjës nga Athletic Bilbao dhe në Copa del Rey nga ekipi i Segunda B, Alcoyano.

Nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara në janar, ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane regjistroi dy fitore, tri humbje dhe një barazim, duke humbur edhe dy trofe rrugës.

Ndërkohë, janë aktualisht shtatë pikë larg Atletico Madridit, që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat