Sergio Ramos ka vendosur të transferohet në Premier Ligë, Manchester Unitedi favorit

Futboll

Sergio Ramos ka vendosur të transferohet në Premier Ligë, Manchester Unitedi favorit

Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:18
Sergio Ramos

Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos thuhet se ka vendosur të largohet nga Real Madridi dhe të transferohet në Ligën Premier, ku favorit është Manchester Unitedi.

Qendërmbrojtësi do të largohet nga Real Madridi në verë kur edhe i skadon kontrata e tij pasi nuk ka marrëveshje rinovimi deri më tani.

Sipas mediumit The Mirror, Ramos ka si favorit transferimin në Old Trafford te Manchester Unitedi.

Transferimi i njërit prej mbrojtësve më të mirë në botë këtë shekull do të vinte falas për Djajtë e Kuq.

Megjithëse, Djajtë e Kuq janë opsioni i tij i preferuar, ai nuk do të përjashtojë edhe mundësinë e transferimit te Manchester City ose Liverpooli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat