Kriza e Barcelonës

Futboll

Kriza e Barcelonës

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:03
Kriza e Barcelonës

Leo Messi pritet të largohet nga skuadra e Barcelonës. Argjentinasi ka kountribuar në krizën ekonomike të klubit, pavarësisht impaktit të jashtëzakonshëm në aspektin sportiv.

Shifrat e fituara nga Messi që prejt vitit 2017 e deri më tani janë monstruoze.

Kapiteni rinovoi për herë të fundit më 25 nëntorin e 2017 dhe shuma e përfituar nga lojtari deri më tani është 555.237.619 euro. El Mundo Deportivo zbuloi shifrën e fituar nga kapiteni Messi përgjatë këtyre viteve.

Ai ka fituar 139 milionë eurosh në vit, 115 milion euro ka marrë në momentin që ka hedhur firmën në kontratë dhe 78 milionë euro si bonuse besnikërie.

Messi ka përfituar deri tani 92% të shumës totale prej mbi 555 milion eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat