Tuchel e pranon

Futboll

Tuchel e pranon

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:55
Tuchel e pranon

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka treguar për përshtypjet e tij kur firmosi kontratën me Chelsean.

Gjermani u emërua menaxher javën e shkuar, pas shkarkimit të legjendës së klubit, Frank Lampard, shkaku i rezultateve të dobëta.

Shumë analistë të futbollit ishin çuditur me kontratën e Tuchel, e cila zgjatë vetëm 18 muaj.

Edhe ai tha se fillimisht kishte qenë paksa i zhgënjyer, por se tani është gjithçka në rregull.

"Unë dua të jem i sinqertë me ju, fillimisht ishte një shqetësim. Mendova ‘Oh, po si, vetëm 18 muaj?!’", tha ai.

"Por pas një minuti thash ‘çfarë ndryshimi ka’ edhe nëse me japin kontratë pesë vjeçare mund të më pushojnë nga puna" shtoi ai.

"A mund tju siguroj që do te jem këtu pas katër vitesh, jo. Kjo është e vërteta, ky është roli i ri i menaxherëve tani", tha Tuchel.

"Unë kam atë lloj karakteri që besoj më shumë në shanset sesa rreziqet. Për mua personalisht nuk ka asgjë për të patur frikë nga kjo situatë. Unë jam shumë mirënjohës klubit që më dha këtë mundësi për të punuar në këtë nivel dhe nuk dua të humbas kohën time duke menduar për rreziqet", përfundoi Thomas Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat