Dita e fundit e afatit kalimtar në Superligën e Kosovës

Futboll

Dita e fundit e afatit kalimtar në Superligën e Kosovës

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:58
Dita e fundit e afatit kalimtar në Superligën e Kosovës

Sot është dita e fundit e afatit kalimtar dimëror dhe të gjitha klubet kanë mundësitë e fundit për prurje në skuadrat e tyre.

Ndonëse pandemi dhe situatë e rënduar financiare, klubet elitare kosovare nuk u kursyen fare duke bërë shumë përforcime, por në të njejtën kohë edhe largime.

Ndër klubet që ishin më aktive në këtë afat kalimtar ishin Arbëria, Drenica dhe Llapi.

Arbëria bëri gjashtë përforcime, derisa largoi tetë futbollistë nga skuadra, ndërkaq Drenica afroi 11 futbollistë, dhe largoi dhjetë sosh nga skuadra, raporton Zëri. Ndërkaq, Llapi që njihet për transferime të shumta, kësaj radhe bëri gjashtë përforcime dhe largoi katër futbollistë.

Më poshtë, "Zeri.info" ua sjell të gjitha prurjet dhe largimet të zyrtarizuara te skuadrat elitare kosovare deri në ditën e sotme, kur edhe pritet të ketë lëvizje tjera.

Drita

Prurje: Henry Onoka Austine, Esosa Priestley Irogue.

Largime: Zyrtarisht nuk ka.

Ballkani

Prurje: Arbër Shala, Damir Ljuljanoviq, Diar Miftaraj.

Largime: Liridon Fetahaj, Roni Gashi, Armend Rugji, Albin Kapra (huazim), Melos Bajrami, Armin Bosnjak, Leorant Marmullaku.

FC Prishtina

Prurje: Ardit Nika.

Largime: Kreshnik Uka, Donat Hasanaj.

Gjilani

Prurje: Qëndrim Dautaj, Ardin Dallku.

Largime: Erlis Frashëri, Jackson Ferreira.

Feronikeli

Prurje: Zyrtarisht nuk ka.

Largime: Viktor Kuka.

Arbëria

Prurje: Andi Seferi, Gersild Lika, Anes Hot, Aldin Adzoviq, Elmir Lekaj, Marclei Santos.

Largime: Korab Hasani, Rilind Gërbeshi, Filonit Shaqiri, Lutfi Bilalli, Sunaj Hasan, Arbnor Gashi, Kujtim Qeli, Gëzim Rusi.

Trepça '89

Prurje: Albin Kapra (huazim).

Largime: Ervin Kaçar, Albert Kaçiku, Kreshnik Nebihu.

Llapi

Prurje: Marijan Coriq, Amir Hossari, Enis Stublla, Ilir Krasniqi, Rilind Gërbeshi, Almedin Klinaku.

Largime: Steven Hoffman, Eglentin Gjoni, Bekim Maliqi, Arlis Shala.

Drenica

Prurje: Harallamb Qaqi, Kreshnik Lushtaku, Erlis Frashëri, Jose Denisson, Klevis Shaqe, Dionis Çikani, Kreshnik Uka, Dardan Rogova, Eglentin Gjoni, Donald Rapo, Behar Ramadani.

Largime: Almedin Murati, Albutrint Morina, Arbios Thaçi, Ehat Gjoka, Flamur Kadriu, Jeton Dushi, Lulzim Doshlaku, Muharrem Musa, Valto Zeqaj, Vildan Kerim.

Besa

Prurje: Guri Hana.

Largime: Zyrtarisht nuk ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat