Real Madridi ka vendosur për të ardhmen e Zidane?

Futboll

Real Madridi ka vendosur për të ardhmen e Zidane?

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:59
Real Madridi ka vendosur për të ardhmen e Zidane?

Gjithmonë kur Reali i Madridit regjistron rekord negativ, në media nisin të qarkullojnë lajme për një shkarkim të mundshëm të trajnerit Zinedin Zidane.

Pikërisht e njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë herë, ku madrilenët u mposhtën 2-1 nga Levante në shtëpi. 

“Sport” raporton se te Reali po mendohet largimi i trajnerit, për të cilin thuhet se në fund të sezonit do të shkarkohet  me siguri, por ekziston mundësia që të shkarkohet edhe më herët.

Madje më tej thuhet se Perez ka gjetur edhe zëvendësuesin e francezit, i cili pritet të jetë Allegri.

Ky i fundit ishte shumë afër kalimit te Roma, por sipas raportimeve të fundit ai refuzoi të marrë drejtimin e verdhekuqve, pasi është kandidati kryesor për stolin e Realit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat