Shqiptari shpërthen në Bolivi

Futboll

Shqiptari shpërthen në Bolivi

Më: 31 janar 2021 Në ora: 12:46
Shqiptari shpërthen në Bolivi

Armando Sadiku ka zhvilluar ditën e sotme ndeshjen e parë me fanellën e Bolivar, ku u transferua në këtë  afat kalimtar të janarit.

Sulmuesi debutoi, në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës së Vilsterman. Lojtari i Kombëtares shpërtheu që në debutimin e tij, teksa shënoi dopietë golash, duke bërë tifozët e Bolivarit që të ëndërrojnë menjëherë. 

Sadiku është shfaqur një vrastar në zonën e rreptësisë, teksa dy asiste perfekt të marrë, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë, duke rrëmbyer zemrat e tifozëve.

Debutim fantastik ky i Sadikut, që shpreson që në këtë aventurë të re të gjejë shkëlqimin e humbur së fundmi në Turqi, ku ishte pjesë e Erzurumsporit. Ndeshja miqësore mes Bolivarit dhe Vilsterman përfundoi me fitoren 4-3 të skuadrës së Sadikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat