Cutrone në Spanjë

Futboll

Cutrone në Spanjë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 12:58
Cutrone në Spanjë

Patrick Cutrone do të nisë ditën e sotme një aventurë të re në karrierën e tij teksa tashmë do të provojë veten në La Liga.

Sulmuesi do të kalojë fillimisht vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën me iberikasit për të qenë pjesë e tyre deri në fundin e këtij sezoni aktual.

23-vjeçari në fakt, ka pasur mungesë të vazhdueshmërisë ndërsa pas Milanit, klub i cili i dha mundësinë për t’u promovuar, u transferua në Premier League te Uolverhempton dhe më pas te Fiorentina.

Por, pritshmëritë nuk e përmbushen dhe tashmë është radha e kampionatit spanjoll për të parë nëse do të ekzaltojë cilësitë e italianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat