Courtois: Është e vështirë të luash me dhjetë lojtarë

Futboll

Courtois: Është e vështirë të luash me dhjetë lojtarë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 13:00
Courtois: Është e vështirë të luash me dhjetë lojtarë

Portieri i Real Madridit, Thibout Courtois, foli menjëherë pas humbjes së mbrëmshme kundër Levantes me rezultatin 1-2. Skuadra “Loc Blancos” është 7 pikë larg Atleticos me 2 ndeshje me pak.

“Ndeshja u komplikua pasi u ndëshkuam me karton të kuq. Luftuam, por goli i dytë i tyre ishte i rëndë, mëkat që e pësuam në atë mënyrë.

Nuk mund të themi që zhvilluam një ndeshje të shpifur, nuk mund ta cilësojmë të tillë.

Është e vështirë të luash me dhjetë lojtarë prej minutës së nëntë, aq më tepër ndaj një skuadre si Levante.

“Tentuam deri në fund, por Levante luajti shumë mirë. Na mungoi diçka në krijimin e rasteve të rrezikshme. Titulli? Duhet të vazhdojmë të luftojmë fort për vendin e parë. Atletico vijon të fitojë, por nuk duhet të dorëzohemi“, – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat