Gatuzo: Dua ta shikoj Interin

Futboll

Gatuzo: Dua ta shikoj Interin

Më: 31 janar 2021 Në ora: 14:28
Gatuzo: Dua ta shikoj Interin

Xhenaro Gatuzo nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen nga drejtimi i Napolit.

Trajneri thotë se po punon maksimalisht çdo ditë dhe se gjatë kësaj kohe është përballur me vështirësi të shumta edhe për mungesën e futbollistëve.

“Sigurisht që nuk kam ndërmend të dorëhiqem. Unë po punoj çdo ditë dhe me përkushtim të madh. Drejtuesit janë ata që vendosin për të ardhmen time, ndërsa sa të jem unë premtoj përkushtim maksimal”, ka thënë Gatuzo pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Ai madje thumboi edhe Interin.

“Unë kam disa muaj pa sulmues. Dua të shoh Interin se çfarë do të bëjë nëse i mungojnë Lautaro dhe Lukaku. Askush nuk thotë që na mungojnë lojtarët”, ka thënë Gatuzo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat