Dramë e madhe! Leart Paçarada me St. Paulin fitojnë sfidën e çmendur në Gjermani

Futboll

Dramë e madhe! Leart Paçarada me St. Paulin fitojnë sfidën e çmendur në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 31 janar 2021 Në ora: 15:28
Dramë e madhe! Leart Paçarada me St. Paulin fitojnë sfidën e çmendur në Gjermani

Ndeshje dramatike mes Heidenheim dhe St. Pauli, që do të mbahet mend gjatë, jo vetëm që u shënuan shtatë gola por me kthesa në rezultat. 

St. Pauli triumfon me rezultat 4:3 ndaj Heidenheim në kuadër të javës së 19-të të Bundesliga II. 


Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, paraqitet si zakonisht standard për St. Paulin, me të cilën skuadër importojnë pikë nga stadiumi "Voith Arena" në Heidenheim. 

Paçarada tregon angazhim të madh në këtë sfidë të çmendur dhe arritën fitore në frymën e fundit. Si gjithmonë Paçarada luftarak dhe i gëzohet kësaj fitore me aq mund por shumë e ëmbël në finish të takimit.  

Për St. Paulin shënuan Burgstaller (3'), Kyereh (30'), Becker (72'), Zalazar (87’) dhe për Heidenhem realizuan Kleindienst (15' e 77'), Kuhlwetter (48’). Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Paçarada u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 82-të.

Heidenheim mban vendin e dhjetë me 26 pikë, ndërsa St. Pauli renditet i 15-ti me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat