Bentancur: Vetëm Iniesta është më i mirë se Arthur

Futboll

Bentancur: Vetëm Iniesta është më i mirë se Arthur

Më: 31 janar 2021 Në ora: 16:21
Rodrigo Bentancur dhe Arthur Melo

Mesfushori i Juventusit, Rodrigo Bentancur beson se vetëm Andres Iniesta është më i mirë se bashkëlojtari i tij, Arthur Melo, me topin në këmbë.

Zonja e Vjetër mundi Sampdorian 2-0 në Marassi të shtunën, ndërsa Bentancur filloi titullar së bashku me Arthur dhe Weston McKennie në mesfushën e Juves.

Pas ndeshjes ka folur mesfushori uruguaian, Bentancur, i cili e ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, brazilianin Arthur.

“Ne luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, por duhej ta kishim ‘vrarë’ ndeshjen më herët”, ka thënë fillimisht përfaqësuesi uruguaian për Juventus Tv.

“Ne jemi të lumtur për tre pikët. Jemi në formë dhe të gjithë po bëjnë mirë tani”.

“Arthur… mamma mia! Mendoj se vetëm Andres Iniesta është më i mirë se ai me topin në këmbë. Është kënaqësi të luash me të. Të gjithë po luajmë mirë në mesfushë, kemi një ekip të mirë”.

“Unë nuk mund të zgjedh midis McKennie dhe Arthur”.

“Ndonjëherë Andrea Pirlo luan lojëra në stërvitje. Ai është ende i pabesueshëm, veçanërisht me pasimet e tij të gjata”, përfundoi Bentancur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat