Brdariç: Partizani është mësuar të luajë me 10 lojtarë

Futboll

Brdariç: Partizani është mësuar të luajë me 10 lojtarë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 19:25
Brdariç: Partizani është mësuar të luajë me 10 lojtarë

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç u ndal të analizonte barazimin 0-0 sot në “Elbasan Arena” ndaj Partizanit për emisionin “Gol pas goli” të “Supersport”. Për sa i përket titullit kampion, tekniku kroato-gjerman u shpreh se ka ende dhe 3 muaj kampionat edhe ende nuk mund të flitet për trofeun.

Për sa i përket sfidës së sotme me Partizanin, Brdariç shtoi se shiu i sjell fat skuadrës së tij. Në lidhje me ngërçin e shënimit të golave nga sulmuesi Haris Dilaver, trajneri i kuqebluve u shpreh optimist se boshnjaku do të zhbllokohet shpejt.

“Pse nuk fitoi Vllaznia sot ndaj Partizanit – Shiu na sjell fat. Megjithatë, e bëri dhe të vështirë shprehjen e lojës, sepse u rëndua terreni. Të gjithë na ndjekin. Duhet të japim maksimumin tonë për të fituar. Ishim ne më të mirët në 45 minutat e para. Pastaj lëshuam terren duke e bërë Partizanin më të fortë.

Barazimi me aromë titulli – Jemi në mes të sezonit. Treguam shumë përkushtim për të ardhur deri këtu, n aka ndihmuar dhe fati. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në 3 muajt e ardhshëm, prandaj, duhet të vahzdojmë përpara me punë të fortë.

Terreni i rënduar nga shiu – Ekipet e kanë të vështira të luajnë me këtë terren. Humbëm Krymin dhe duhej të dilnim në kundërsulm. Patëm një mundësi të mirë, por nuk e kthyem në avantazh. Duhet të jemi më të guximshëm dhe më të zotë në qarkullimin e topit.

Dilaver nuk shënon prej një kohe të gjatë dhe kë rëndoi dalja me karton të kuq – Të luajmë të gjithë dhe pa topin në këmbë. Sulmuesi matet me gola. Shpresoj që në momentin e parë Dilaver të zhbllokohet sa më shpejt. Do të përgatitemi për Laçin të premten. Nuk kemi shumë kohë. Duhet të shfrytëzojmë mundësitë tona. E rëndësishme të shënojë skuadra.

Nuk jemi të kënaqur me kartonin të kuq. Të dyja ekipet e vuajtëm. Nuk ishim të kënaqur të dyja ekipet, sepse mbetëm me 10 lojtarë. Partizani është mësuar sepse mori të kuq kundër Tiranës. Do të mësojmë nga ata”, u shpreh trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat