Chelsea planifikon nisjen e bisedimeve për rinovimin me Silvan dhe Jorginhon

Futboll

Chelsea planifikon nisjen e bisedimeve për rinovimin me Silvan dhe Jorginhon

Më: 31 janar 2021 Në ora: 21:56
Chelsea planifikon nisjen e bisedimeve për rinovimin me Silvan dhe Jorginhon

Chelsea planifikon në javët në vijim të nis bisedimet për rinovim me dyshen Thiago Silva dhe Jorginho.

Me brazilianin gjithçka do jetë më e lehtë sepse në kontratën momentale ka opsionin për rinovim për 12 muajt e ardhshëm, ndërsa Jorginho ka edhe dy vite kontratë, por vazhdon të ketë spekulime lidhur me të ardhmen e tij.

Sipas SportItalia, klubi londinez do diskutojë me Silvan për rinovim dhe duan ta mbajnë deri në vitin 2023.

Kurse, sa i përket Jorginhos që është rikthyer si titullarë nën urdhrat e Thomas Tuchelit, do t’i ofrohet qëndrimi në “Stamford Bridge” deri në verën e vitit 2025.

Në dy ndeshjet e para të Tuchelit në krye, Chelsea ka fituar katër pikë, duke regjistruar një barazim dhe një fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat