Sancho u bë ‘aksidentalisht’ kapiten i Dortmundit në ndeshjen ndaj Augsburgut

Futboll

Sancho u bë ‘aksidentalisht’ kapiten i Dortmundit në ndeshjen ndaj Augsburgut

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 11:35
Jadon Sancho

Jadon Sancho u shndërrua ‘aksidentalisht’ në kapiten të Borussia Dortmundit dhe dhuroi futboll të shkëlqyer.

Sensacioni anglez, i cili kishte shënuar në fitoren prej 3-1 ndaj Augsburgut, mori shiritin e kapitenit në minutën e 84 kur Marco Reus u zëvendësua.

Meqenëse ai ndodhej pranë kapitenit, gjermani e hoqi shiritin dhe ia dorëzoi bashkëlojtarit të tij.

Sancho pritej që t’ia dorëzonte atë zëvendëskapitenit, Mats Hummels, por në vend se ta bënte këtë, e vendosi në krahun e tij.

Sipas Bild, kjo e frymëzoi anësorin që të tregonte potencialin që ka në minutat e fundit të takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat