Klopp tregon arsyen e zëvendësimit të Shaqirit menjëherë pas asistimit të bukur

Futboll

Klopp tregon arsyen e zëvendësimit të Shaqirit menjëherë pas asistimit të bukur

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 15:04
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se ishte i shqetësuar se Xherdan Shaqiri mund të lëndohej në sfidën ndaj West Ham Unitedit.

Mesfushori shqiptar e nisi nga minuta e parë sfidën e të dielës mbrëma në Ligës Premier që u zhvillua në London Stadium.

Redsat fituan me rezultat 3-1, ndërsa 29-vjeçari dhuroi një superasistimi për golin e dytë të Mohamed Salah.

Trajneri vendosi ta zëvendësonte menjëherë pas asistimit dhe pas ndeshjes ka treguar arsyen e këtij vendimi.

“Topi i fundit i Shaq ishte i mrekullueshëm. Shaq zhvilloi një lojë shumë të mirë dhe ndoshta do të mund të luante për 90 minuta, por tash për tash është problem, sepse nuk i dihet”.

“Ai nuk ka luajtur shumë ndeshje dhe më herët ka pasur probleme me lëndime. Unë jam vazhdimisht i shqetësuar për lëndimet – dhe përpiqemi ta shpëtojmë secilin”, ka deklaruar Klopp në një prononcim për faqen zyrtare të Liverpoolit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat