Liverpool dhe Chelsea të interesuar në Upamecano, në garë edhe Bayerni

Futboll

Liverpool dhe Chelsea të interesuar në Upamecano, në garë edhe Bayerni

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 17:30
Dayot Upamecano

Shefi i skuadrës nga Allianz Arena dëshiron që ta transferojë francezin si zëvendësim të David Alabas, por dy ekipet e Premier Ligës po ashtu po e dëshirojnë atë

Liverpool dhe Chelsea janë të interesuar në Dayot Upamecano, sipas Karl-Heinz Rummenigge, i cili thotë se edhe Bayern Munich është duke planifikuar për ta blerë mbrojtësin e RB Leipzig.

Upamecano është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në Europë në dy vitet e fundit, pasi pati paraqitje tepër të mira në Red Bull Arena.

Rummenigge ka konfirmuar që Bayerni do të jetë në treg për francezin kur të hapet afati i transferëve derisa ata po shikojnë një zëvendësim pas largimit të David Alaba, kontrata e të cilit pritet të skadojë në fund të qershorit.

“Përpos Bayern Munich, ai është duke u kërkuar edhe nga dy klube atraktive”, tha CEO i Bayernit për Sky Germany.

“Fakti është se lojtari na intereson dhe fakti i tjetër është që ne kemi humbur sigurt David Alaban në këtë pozitë”.

“Nuk mund të them se do të këtë largime tjera në atë pozitë”.

Rummenigge pret që Bayerni të përballet me garë nga dy gjigantët e Premier Ligës për nënshkrimin e Upamecanos, me ish sulmuesin që thotë se Liverpool dhe Chelsea janë dy skuadrat që e dëshirojnë yllin e Leipzig.

Megjithatë, ai beson që kampionët gjerman do të ja dalin mirë në negociata për shkak se kanë një histori të mirë marrëdhëniesh me agjentin e Upamecanos, Volker Struth.

“Por, fakti që Chelsea dhe Liverpooli janë po ashtu të interesuar në të tregon që ai ka kualitete shumë të mirë. Ai mund ta zëvendësojë David Alaban”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat