Zyrtare: Sami Khedira transferohet te Hertha Berlin

Futboll

Zyrtare: Sami Khedira transferohet te Hertha Berlin

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 18:19
Sami Khedira

Mesfushori Sami Khedira është lojtari më i ri i klubit gjerman Hertha Berlin.

Gjermani u largua nga Juventusi si lojtar i lirë, derisa transferimin e ka konfirmuar Hertha Berlini.

Khedira tha se është i lumtur me rikthimin në Bundesligë dhe synon të rikthejë skuadrën në nivelin e duhur.

“Hertha ka bërë gjithçka që të më ndihmojë dhe më ofroi mundësinë për t’u rikthyer në Bundesliga. Jam falënderues dhe nuk mund të pres të dal në fushë”.

“Ndihem mirë në formë fizike dhe do doja të ndihmojë skuadrën me eksperiencën që kam fituar në vitet e fundit dhe të sjellë Herthan të këtë sukses në anën sportive”, tha ai.

Khedira ka nënshkruar kontratë për gjashtë muaj dhe do mbajë numrin 28 në fanellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat