E pabesueshme, ndeshja Leipzig – Liverpool mund të shtyhet për këtë arsye

Futboll

E pabesueshme, ndeshja Leipzig – Liverpool mund të shtyhet për këtë arsye

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes RB Leipzigut dhe Liverpoolit mund të shtyhet shkaku i vendimit të fundit të guvernatorit të Gjermanisë.

Gjermania ka ndaluar të gjitha udhëtimet nga Anglia deri me 17 shkurt në përpjekje për të ndaluar shpërndarjen e COVID-19.

Sidoqoftë, ndeshja e parë mes Leipzigut dhe Liverpoolit është paraparë të zhvillohet me 16 shkurt.

Ka mundësi që UEFA të vendos që ndeshja të zhvillohet në stadium neutral ose që t’i kërkojë Liverpoolit të zhvillojë ndeshjen e parë në “Anfield”, pastaj kthyesja të zhvillohet në muajin mars.

Mirëpo, “Reds” nuk janë të hapur për këtë mundësi sepse do ishte në favorin e tyre ndeshja në stadium neutral.

Mbetet të shihet në ditët në vijim, vendimi përfundimtar nga UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat