Ylli i Kombëtares refuzoi transferimin te Juventusi

Futboll

Ylli i Kombëtares refuzoi transferimin te Juventusi

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:18
Ylli i Kombëtares refuzoi transferimin te Juventusi

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, mund të kishte përfunduar te Juventusi si një pak i dy klubeve, për të rregulluar bilancet financiare të dy klubeve, por ka qenë sulmuesi lushnjar ai i cili ka refuzuar transferimin te klubi bardhezi.

Kampionët e Italisë kishin planifikuar të bënin shkëmbime me klube me të cilat ka bashkëpunim dhe Barcelona është një prej tyre. Kështu, u mendua që të merrej Manaj nga katalanasit, për ta transferuar te skuadra e dytë e Juventusit për momentin, ndërsa te Barcelona do të dërgohej portieri i skuadrës U-23 Franko Israel, si shkëmbim.

Të dy do të vlerësoheshin rreth 8-10 milionë euro të cilat do të ishin para fiktive të derdhura në arkat e dy klubeve në sezonin aktual.

Por gjithçka dështoi, pasi Manaj nuk ishte dakord që të rikthehej në Serinë C, teksa kërkon një projekt ku të jetë protagonist. Veç të tjerash, sulmuesi 23-vjeçari është një tifoz i deklaruar i Interit, pasi është formuar si futbollist te zikaltërit.

Politika e plusvalencave me shkëmbime mes klubeve të lojtarëve duke u vendosur një çmim të lartë të ngjashëm në mënyrë që ta regjistrojnë si fitim të ardhurash, është bërë mjaft e njohur në kontinent dhe Juventusi është ndër klubet që e aplikon me gjerësisht.

Kujtojmë që para pak kohësh bardhezinjtë ndoqën një praktikë të ngjashme me Marsejën, teksa afruan futbollistin Marlei Ake që iu bashkua Juventusit, ndërkohë që Franko Tongia u largua drejt Francës.

Ky nuk ishte rasti i vetëm, pasi drejtuesit e Juventusit realizuan një shkëmbim edhe me Xhenoan, Ku Niko Rovela u transferua te bardhezinjtë duke u vlerësuar 20 milionë euro, ndërsa talentet Portanova dhe Petrelli, kaluan te Xhenoa. Ata u vlerësuan respektivisht 10 dhe 8 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat