Futbollisti i Bayernit në telashe

Futboll

Futbollisti i Bayernit në telashe

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:59
Futbollisti i Bayernit në telashe

Bayerni i Mynihut ka gjobitur mesfushorin francez, Korentin Toliso, pasi ky i fundit ka thyer protokollin e COVID-19.

Lojtari frekuentoi një studio tatuazhesh dhe kjo ka mjaftuar për të marrë një gjobë nga drejtuesit.

Kujtojmë se vizitat në këto vende janë një
rrezik i madh për t’u infektuar me COVID-19 dhe si rrjedhojë klubi u ka bërë të ditur të gjithë lojtarëve se nuk do të toleronte
asnjë shkelje që vë në rrezik veten dhe lojtarët e tjerë të skuadrës.

Nuk dihet shuma e saktë që Toliso do të paguajë për shkeljen, por mësohet të jetë diku te 10-mijeuroshi.

Lojtari ka kërkuar falje për gjestin dhe ka premtuar se nuk do të rrezikonte më.

Në skuadrën e Bajernit kanë rezultuar në fundjavë dy lojtarë me COVID, Leon Gorecka dhe Havi Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat