Dede kandidat për rikthimin

Futboll

Dede kandidat për rikthimin

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 12:32
Dede kandidat për rikthimin

Nevil Dede u largua nga drejtimi i Tiranës, me deklaratat se presidenti i kishte ndërhyrë për një lojtar në formacion dhe në strategjinë e punës.

Ish-kapiteni i bardhebluve e mori ekipin 25 herë kampion me mirëkuptimin e presidentit Armand Duka, i cili pranoi largimin e trajnerit nga Kombëtarja U-19, në një periudhë qetësie për 19-vjeçarët kuqezinj.

Gazeta ka mësuar së fundmi se Dede është një nga kandidatët potencialë për t’u ulur sërish në krye të Kombëtares U-19.

Largimi me mirëkuptim dhe njohja e mënyrës së punës dhe brezit të të rinjve në strukturën e ekipeve kombëtare pranë FSHF-së mund të jenë faktorë që të bëjnë të mundur që Duka të pranojë rikthimin e Dedes, aty ku e la punën me 19-vjeçarët e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat