Sistemi VAR edhe në Shqipëri

Futboll

Sistemi VAR edhe në Shqipëri

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 12:33
Sistemi VAR edhe në Shqipëri

Futbolli shqiptar po ecën me ritëm galopant, skuadrat tona pjesëmarrëse në kompeticionet e Europës nuk e shohin më si utopi kalimin e turit, por pretendimet janë për të arritur fazën e grupeve. Impiantet sportive po bëhen çdo ditë edhe më moderne, ndërkohë që klubet kanë rritur imazhin e tyre duke e kuruar me kujdes në çdo detaj.

Në një futboll të tillë, që nga viti në vit dhuron emocione të forta, hallka më e dobët është konsideruar gjithmonë gjykimi. Në pjesën më të madhe të botës kjo gangrenë është zgjidhur me futjen e sistemit VAR, me teknologjinë që ka marrë përsipër të vendosë drejtësi edhe në botën e futbollit.

Në një vend me 1001 probleme, ku klubet presin Ligjin e Sporteve po bëhen hapa përpara për implementimin e sistemit “VAR” edhe në kampionatin shqiptar.

Federata Shqiptare e Futbollit është në pritje të kompletimit të regjive që do t’u shërbejnë arbitrave dhe më pas të nisë eksperimenti.

Mendohet që nga muaji prill, me ndihmën edhe të kompanisë avangardë të teknologjisë DigitAlb të nisin testimet e para tek ndeshjet e të rinjve, pasi duhet testuar gjithçka, që nga kompjuterët, kamerat regjitë që transmetojnë ndeshjet e Kategorisë Superiore.

Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve implementimi i sistemit VAR në kampionatin tonë mund të ndodhë që nga starti i sezonit të ardhshëm, për të sheshuar polemikat rreth gjykimit në fushat e Superiores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat