Mustafi arrin atë që shumë pak futbollistë e kanë arritur

Futboll

Mustafi arrin atë që shumë pak futbollistë e kanë arritur

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 12:42
Mustafi arrin atë që shumë pak futbollistë e kanë arritur

Shkodran Mustafi i është bashkuar dje skuadrës nga Bundesliga, Schalke në një transfer permanent.

Kështu, ai hyn në një grup mjaft ekskluziv duke luajtur në 4 nga 5 ligat më të forta evropiane.

Ai ka luajtur për Evertonin për të kaluar më pas në Sampdoria, ku u formua si lojtar dhe tregoi potencialin e tij.

Më pas, ai fitoi një transferim te klubi spanjoll, Valencia duke qëndruar për dy vite, deri në 2016-tën. Në atë vit, qendërmbrojtësi që përfaqëson Gjermaninë u transferua në Angli tek ekipi i Arsenali, çka është lëvizja më e bujshme në karrierën e tij.

Tashmë, ai është transferuar në Bundesligë tek ekipi i Schalkes, që po lufton për mbijetesë dhe do të përpiqet që ta evitojë këtë.

Vetëm dy lojtarë kanë arritur të luajnë në top-5 ligat më të forta evropiane. Bëhet fjalë për danezin Christian Poulsen dhe rumunin Florin Raducioiu. Pierre Womé mund të ishte futur në listë pasi luajti në të pesë vendet, por ai nuk luajti në divizionin e parë francez.

Mustafi aktualisht është 28-vjeçar dhe ka kohë që të garojë edhe në Ligue 1 të Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat