Broja pritet të largohet nga Partizani

Futboll

Broja pritet të largohet nga Partizani

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 12:44
Broja pritet të largohet nga Partizani

Mesfushori i Partizanit, Rron Broja, duket pranë largimit nga “demat e kuq”. Broja ka marrë një ofertë nga jashtë.

Mediumi i “Panorama Sport”, ka raportuar se ekipi hungarez, MOL Ferhevar është skuadra që është interesuar për shërbimet e mesfushorit.

Vetë, Rroni, është pro një kalimi tek ekipi hungarez, por drejtuesit e Ferhevar duan ta marrin si futbollist të lirë.

Merkato në Hungari mbyllet me 14 shkurt dhe MOL Ferhevar po pret me qetësi zhvillimet.

Në kampin e kuq, nuk duan që Broja të largohet, por mesfushori, për të qëndruar te Partizani, kërkon rritje page.

Mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet situata mes klubit të Partizanit dhe mesfushorit 24-vjeçar nga Mitrovica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat