Shabani ndërron skuadër

Futboll

Shabani ndërron skuadër

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 15:00
Shabani ndërron skuadër

Mesfushori shqiptar me pashaportë gjermane, Meritan Shabani është larguar nga Wolverhampton dhe do të nisë një aventurë të re për në kampionatin hollandez, tek skuadra e Venlo.

Formula e transferimit të 21 vjeçarit është huazim me të drejtë blerje, nëse arrin të plotësojë kushtet e skuadrës hollandeze. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Venlo në një postim në Tëitter, ku nuk kanë nguruar të thurin elozhe për Shabanin.

“Mirë se erdhe Meriton Shabani. Një mesfushor që sjell dinamikë, kreativitet dhe mjaft i talentuar. Ai është gjithashtu një mesfushor që është i sigurtë dhe pëlqen të luaj me topa të gjatë e të shpejtë.”- shkruhet në postimin në Tëitter.

Meriton Shabani nuk është një emër i padëgjuar për publikun shqiptar, pasi më parë është aktivizuar me të rinjtë e Bajernit të Mynihut. Gjithashtu 21 vjeçari ka luajtur dhe me ekipin kryesor të bavarezëve, përpara se të transferohej në Angli tek Wolves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat