Ylli i futbollit rezultoi 26 herë pozitiv për koronavirus

Futboll

Ylli i futbollit rezultoi 26 herë pozitiv për koronavirus

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 17:09
Ylli i futbollit rezultoi 26 herë pozitiv për koronavirus

Sergi Robert u paraqit të dielën në sfidën ndaj ekipit bask, Athletic Bilbao pas lëndimit që pësoi para dy muajve.

Në raportin mjekësor të lëshuar nga klubi, thuhet se ai ishte infektuar me koronavirus pak kohë pasi ishte lënduar.

Gazetari Xavier Campos në emisionin “Onze” dha më shumë detaje duke treguar se pasi u infektua me koronavirus, ai rezultoi 26 herë tjera pozitiv më pas.

Ndërkohë, reprezentuesi spanjoll e ka marrë veten edhe nga lëndimi edhe nga koronavirusi dhe do të jetë në dispozicion të klubit për ndeshjet vijuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat