Media italiane: Kjo statistikë e çmendur me Atalantën

Futboll

Media italiane: Kjo statistikë e çmendur me Atalantën

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 17:30
Media italiane: Kjo statistikë e çmendur me Atalantën

Thomas Strakosha ishte lojtari i paprekshëm në Lacion e Inzagit, duke rregjistruar më shumë minuta në Seria A krahasuar me shumë futbollistë të tjerë. Deri sa te dera e lacialëve trokiti “profesori” Reina.

Gardiani spanjoll u paraqit me një mision që tashmë duket “i gënjeshtërt” në klub: “Do ta ndihmoj Strakoshën që të rritet, ashtu siç ndihmova Donarumën”. Mosha e madhe e Reinës nuk mund të krijonte një tjetër ide përveç fjalëve të thëna nga vetë spanjolli.

Pra plani i Lacios nuk mund të ishte kurrsesi për ta bazuar të ardhmen në duart e spanjollit, por për të rritur Strakoshën. E nga kjo konkurrencë nuk është përgjigjur në mënyrën e duhur lojtari shqiptar, që ka zhgënjyer edhe në ato pak paraqitje të zhvilluara në këtë sezon të ri.

“Cittaceleste” e ka përmbledhur në pak fjalë të gjithën këtë situatë: “Drejtori Reina që “vrau” Strakoshën”. Teksa në artikull tregohet pesha e madhe që ka Reina në skuadër, tregohet edhe një statistikë e etiketuar si “e çmendur” në fitoren e fundit ndaj Atalantës në shifrat 1-3.

Portieri i Lacios ka rregjistruar 54 pasime të sakta, ndërsa më shumë kishte arritur vetëm Milinkoviç-Saviç që ishte ylli i ndeshjes dhe bëri në total 56 pasime. Pra futbollisti i dytë me më shumë pasime te Lacio në atë 90 minutësh, ku përfshihen 17 topa të gjatë që kanë përfunduar saktësisht në koordinim, të paktën 8 më shumë se çdo lojtar tjetër te Lacio dhe Atalanta. Kjo tregon qartësisht se aktivizimi i Reinës shkon përtej gjurit të fryrë të Strakoshës dhe operacionit të evituar për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat