Ja emrat që pritet ta pasojnë te Napoli

Futboll

Ja emrat që pritet ta pasojnë te Napoli

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 17:35
Ja emrat që pritet ta pasojnë te Napoli

Shpërthimi i Gennaro Gattusos në përfundim të ndeshjes së të dielës ndaj Parmës ka qenë një sinjal i qartë që tekniku është në muajt e fundit të eksperiencës së tij me Napolin dhe pritet të largohet menjëherë pas fundit të sezonit.

Ish trajnerit të Milanit i skadon kontrata në qershor të këtij viti dhe deri tani De Laurentiis ia ka shtyrë vazhdimisht rinovimin, por së fundi edhe vetë Gattuso ka kuptuar se presidenti po planifikon diçka tjetër për sezonin e ardhshëm.

Deri tani oferta e rinovimit nuk ka shkuar në tavolinën e Gattusos dhe as nuk duket se do të shkojë ndonjëherë, pasi De Laurentiis po shqyrton disa alternativa të tjera për pankinën e Napolit.

Dy prej tyre janë ish trajnerë që kanë bërë mirë në pankinën e klubit jugor, spanjolli Rafael Benitez dhe italiani Maurizio Sarri, të dy të papunë momentalisht dhe që do të mirëprisnin një rikthim në Napoli.

Nuk mungojnë as emrat e rinj si kroati Ivan Juriç dhe italiani Roberto De Zerbi, të cilët po bëjnë mjaft mirë me skuadrat përkatëse në Serinë A, Veronën e Sassuolon.

Juriç ushtron një futboll të ngjashëm me atë të Gasperinit te Atalanta, por edhe De Zerbi i ka lënë mbresa presidentit napolitan, për lojën që bën Sassuolo e tij prej disa sezonesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat